Japoni, krijohet materiali qe mund te mbroje ndertesat nga termetet

Japoni, krijohet materiali qe mund te mbroje ndertesat nga termetet

48
SHPËRNDAJE

Tërmetet janë një nga forcat më shkatërruese në planet. Në sipërfaqen e tokës, ai shfaqet me dridhje ose zhvendosje të saj dhe nganjëherë edhe në krijimin e dallgëve detare.

Në të gjitha këto raste, tërmeti mund të shkaktojë dëmtime të mëdha njerëzore dhe materiale. Ka dy mënyra për tu rezistuar tërmeteve: një është për të ndërtuar struktura në një mënyrë të tillë, që ajo nuk është e lidhur (e bashkuar) me tokën, duke e lejuar të lëvizë në mënyrë të pavarur ose ndërtimi i strukturave rezistente ndaj këtyre forcave.

Së fundmi kompania japoneze “Cabkoma” ka krijuar fije (litar) prej fibrave të karbonit,  të cilat mund ti bëjnë ndërtesat më rezistente ndaj tërmeteve.

Ato janë 5 herë më të lehta se çeliku, 160 metër e këtyre fijeve peshon vetëm 12 kg! Por pavarësisht peshës së tyre të lehtë ato kanë një forcë mbajtjeje të barabatë me kabllot metalike, të cilat janë deri në 5 herë më të rënda.

Cabkoma ka krijuar këtë produkt të shkëlqyer, i cili mund të mbrojë ndërtesat nga forcat shkatërruese, që vijnë nga tërmetet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.