Izraeli fillon testimin e rrugeve elektrike

Izraeli fillon testimin e rrugeve elektrike

110
SHPËRNDAJE

Bateritë e automjeteve elektrike janë të rënda, të shtrenjta dhe nuk mund të prodhojnë energji të mjaftueshme për distanca të gjata. 

Kompania izraelite ElectRoad ka zhvilluar një teknologji, e cila do të karikojë mjetet elektrike ndërkohë që ato janë duke ecur në rrugë. Sipas ElectRoad linjat elektrike mund të integrohen në rrugët urbane me një normë prej një kilometër në ditë. Furnizimi vjen direkt nga rrjeti elektrik. Një autobus do të mund të udhëtojë deri në 5 kilometra në një rrugë normale, pasi është karikuar në rrugë elektrike.

Për të kryer testimin e kësaj teknologjie kompania do të shtrojë një rrugë në veri të Tel Avivit. CEO i Electroad, Oren Ezer tha: “Energjia elektrike do të vijë nga energjia e rinovueshme e transferuar në rrugë. Kjo është një zgjidhje të vërtetë e qëndrueshme. Bateria për një autobus elektrik mund të kushtojë 300,000 dollarë dhe peshon 5 ton. Nëse ju hiqni baterinë atëherë autobusi është shumë më i lehtë dhe kërkon më pak energji. Kjo teknologji është shkurton kostot.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.