iPhone 7 Plus me ngjyrë të kuqe

iPhone 7 Plus me ngjyrë të kuqe

77
SHPËRNDAJE

Ditën e martë, kompania Apple lançoi iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus me ngjyrë të kuqe. Zgjedhja e ngjyrës së kuqe për iPhonin është bërë me qëllim për t’i ofruar mbështetje shoqatës bamirëse Product (RED), në fushatën e saj për luftën kundër AIDS.

Apple është donatori më i madh në botë për Fondin Global për Luftën kundër AIDS-it, duke kontribuar me më shumë se 130 milionë dollarë, si pjesë e partneritetit të saj 10 vjeçar me Product (RED). Ky variant i iPhonit do të ketë karakteristika dhe detaje të ngjashem me atë të produkteve iPhone7 dhe iPhone7 Plus.

Ata do të jenë  në dispozicion për tu porositur online në mbarë botën dhe në dyqane duke filluar nga dita e premte. iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus (PRODUCT) RED do të jenë 128GB dhe 256GB, duke filluar në Rs 82.000. Jo vetëm që është elegant në dukje, por të ardhurat nga ky produkt me siguri do të ndihmojnë për të arritur dhe qëllimin e fushatës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.