iPhone 7 do te shitet në Kosovë, mbeten jashte Serbia dhe Shqiperia

iPhone 7 do te shitet në Kosovë, mbeten jashte Serbia dhe Shqiperia

116
SHPËRNDAJE

Kompania Apple ka konfirmuar zyrtarisht se iPhone 7 do të shitet edhe në Kosovë. Lista e vendeve ku do të shitet zyrtarisht nga Apple e sheh edhe Kosovën pjesë të saj.
Por është e habitshme pse në këtë listë nuk janë edhe shtetet tjera fqinje, sikurse Shqipëria, Maqedonia apo edhe Serbia.
Në këto momente, Apple është mbajtur ngjarjen e saj për lancimin e telefonave të saj të rinj, si dhe risive të tjera që do t’i sjell kompania. iPhone 7 do të vijë me ekranin me diagonalen prej 4.7 inç.
iPhone 7 i ri është mundësuar nga procesori i ri i Apple – A10, ndërsa telefonat e rinj të Apple sjellin edhe versionin e fundit të sistemit operativ mobil Apple, iOS 10.
Modeli i ri i telefonit të Apple do të vijë në më shumë ngjyra kësaj radhe, duke përfshirë ngjyrën e argjendtë, të zezë me shkëlqim, rose gold, dhe vetëm në variantin e artë.
Butoni Home i iPhone 7 do të jetë i ndjeshëm ndaj prekjes me TouchID që vjen me një teknologji të re të reagimit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.