Helmeta per bicikleta me inteligjente ne bote

Helmeta per bicikleta me inteligjente ne bote

73
SHPËRNDAJE

Brooklyness, një kompani e specializuar në prodhimin e paisjeve për çiklistë, ka zbuluar produktin e saj të fundit: helmetën inteligjente Classon.

Sipas kompanisë kjo është një nga hemletat më inteligjente në botë, e pajisur me kamera dhe drita sinjalizuese.

Ajo mund të zbulojë makinat që vijnë nga pas çiklistit dhe i jep mënjëherë paralajmërim. Kjo do të thotë se ai është i vetëdijshëm për makinat që po e arrijnë dhe se nga cila anë po vijnë. Gjithashtu me anë të Bluetooth-it ajo lidhet më telefonin tuaj.
Helmeta përmban:
Kamerën e pasme dhe e përparme: Regjistron gjithë udhëtimin tuaj në HD.
Dritat e frenave: Ndizen automatikisht ku ju e ngadalësoni shpejtësinë.
Dritat për sigurinë: Ato janë para dhe pas helmetës, të cilat u bëjnë të dukshëm ditën dhe natën.
Dritat e anës: Lejojnë njerëzit e tjerë në rrugë të dinë synimet e tua.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.