HACKTIVITY 2016

HACKTIVITY 2016

38
SHPËRNDAJE

Më 21 dhe 22 Tetor, 2016 do të mbahet konferenca më e madhe e hakerëve në Evropën Qendrore dhe atë Lindore. Kjo konferencë e njohur me emrin Hacktivity edhe këtë vit do të mbahet në Budapest të Hungarisë. Gjatë dy ditëve sa do të zgjasë kjo konferencë do të ketë prezantime, seminare, lojëra, ndeja gjatë mbrëmjes, si dhe mbi 1000 pjesëmarrës hakerë nga gjithë bota.

Hacktivity 2016, është konferenca e 13-të me radhë dhe kësi soji konsiderohet si konferenca më e vjetër dhe më e ndërkombëtarizuar jo vetëm në Hungari por në mbarë Evropën për fushën e IT sigurisë. Si edhe në konferencat e kaluara edhe në këtë konferencë do të ketë folës nga më të njohurit nga fusha e IT sigurisë. Të

arrish të prezantosh në këtë konferencë konsiderohet si arritje profesionale e ekspertëve nga fusha e IT sigurisë, prandaj është bërë tashmë traditë që folësit e interesuar për të prezantuar në konferencë të aplikojnë për tu përzgjedhur si folës. Këtë vit pritet që të ketë më tepër aplikues se sa në vitet e kaluara dhe nga shtete të ndryshme të cilët do ti nënshtrohen përzgjedhjes nga një juri profesionale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.