Gjermania synon deri ne 2050 te ule ne zero emetimin e dioksidit...

Gjermania synon deri ne 2050 te ule ne zero emetimin e dioksidit te karbonit

57
SHPËRNDAJE

Zëvendësministri gjerman i Ekonomisë Rainer Baake tha se deri në vitin 2030 të gjitha makinat e reja duhet të jenë ekologjike.

Kjo me qëllim që të përmbushet qëllimi për reduktimin e emetimit të dioksidit të karbonit në atmosferë nga 80% në 95% deri në 2050 sipas një raporti nga Bloomberg.

Deri në janar të këtij në rrugët e Gjermanisë janë regjistruar vetëm 130.000 makina hibride dhe 250.000 plotësisht elektrike, nga 30 milion makina me benzinë dhe 14,5 milion me gaz.

Qeveria gjermane subvencionon blerjen e automjeteve elektrike, me qëllim arritjen sa më shpejt të objektivit. Ky program u përshpejtua më tej pas skandalit të Volkswagen.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.