Gjermani, prezantohet treni i pare ne bote per pasagjere me hidrogjen

Gjermani, prezantohet treni i pare ne bote per pasagjere me hidrogjen

120
SHPËRNDAJE

Kompania franceze “Alstom” prezantoi këtë javë në panairin “InnoTrans”në Berlin trenin e parë në botë për pasagjerë me hidrogjen. Ai quhet “Coradia iLint” dhe  do të vihet në shërbim në dhjetor të vitit 2017. 

Ai është një tren elektrik, i cili operon me një rezervuar karburanti me hidrogjen në në çatinë e tij. Ky tren dhe të tjerët si ai që do të vijnë në të ardhmen kanë për qëllim të reduktojnë emetimin e gazrave serrë nga transporti.

“Coradia iLint” do të jetë i pari i këtij lloji për të transportuar pasagjerë, pasi shumica e risive të tjera në teknologjinë hydrail janë përqëndruar në transportin e mallrave. Për shkak të motorit të tij elektrik Coradia iLint është shumë i qetë se trenat tradicionalë me naftë. Në fakt, edhe pse shpejtësia e tij është 140km/h, pasagjerët të vetmen zhurmë do të dëgjojnë atë që vjen nga levizja e rotave dhe rezistenca e ajërit.

Edhe pse trenat me hidrogjen janë më të shtrenjtë se modelet ekzistuese zyrtarë nga pjesë të tjera të Gjermanisë, si edhe në Holandë, Danimarkë dhe Norvegji janë të interesuar ti bëjnë ata pjesë të transportit të tyre hekurudhor.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.