Galaxy S8 me disa vecori që nuk do jene ne iPhone

Galaxy S8 me disa vecori që nuk do jene ne iPhone

93
SHPËRNDAJE

Shumë celularë do të konkurojne  gjatë këtij viti. Qe prej celularëve me kosto të ulët që kushtojnë më pak se $100 dhe deri tek celularët shume të shtrenjtë nga kompanitë më të njohura në botë.
Gjatë këtij viti, Samsung pritet te hedh ne treg dy Galaxy S8. Më pas, në shtator, Apple do të lëshojë iPhone 8 së bashku me iPhone 7s dhe 7s Plus.
Informacioni per këto pajisje nuk është zyrtarizuar ende, por  disa detaje  mesohen falë zbulimeve dhe raporteve online ne rrjetin e gjere te web sitet e internetit.
Ja disa nga  pesë veçoritë që flitet se do të jenë në Galaxy S8 – e që iPhone nuk do t’i ketë.
Skaneri i irisit
Duke përdorur një skaner të veçantë të irisit, celulari do t’i lejojë përdoruesit që t’i hapin celularët e tyre vetëm përmes syrit.
Mënyra Desktop
Kjo veçori e re nuk ka qenë në ndonjë celularë tjetër ose në Samsung. Kjo do t’ua mundësojë përdoruesve që të hyjnë në përvojën Desktop të celularit duke e lidhur celularin me një monitor.
Mënyra ‘bishë’
Një tjetër veçori e re që do të jetë në celularin e ri të Samsung është edhe ‘Mënyra Bishë’, e cila nuk do të gjendet në celularët e ardhshëm të Apple. Nëse thashethemet janë të sakta, kjo veçori e veçantë do ta kthejë Galaxy S8 në një fuqi të madhe kompjuterike. Veçoria do të jetë e dobishme për të luajtur lojëra dhe për të kryer funksione të tjera të rënda.
Mbështetja për mikro-kartë SD
Apple bën më shumë para duke i detyruar njerëzit që të blejnë celularë më të shtrenjtë për të fituar hapësirë më të madhe, dhe nuk ka asnjë mënyrë që kompania do të ofrojë hapësirë të jashtme në iPhone. Ndërkohë, Galaxy S8 do të përfshijë edhe mbështetjen për mikro-kartë SD që do të ofrojë deri në 2TB hapësirë.
Porti 3.5mm për kufje
Eh ndryshe nga Apple që e hoqi atë nga iPhone, Samsung pritet që ta mbaj ende portin për kufje.
 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.