Fillon ndertimi i muzeut ne forme spirale ne Shangai

Fillon ndertimi i muzeut ne forme spirale ne Shangai

73
SHPËRNDAJE

Ndërtimi i muzeut ‘Shanghai Planetarium’ filloi zyratirsht në një lagje periferike të qytetit Lingang më 8 nëntor.

I dizenjuar nga studioja amerikane e arkitekturës  Ennead Architects, muzeu i ri do të ketë një sipërfaqe 58,000 metër katror dhe do të shërbejë si degë e Muzeut të Shangait për shkencën dhe teknologjinë.

Frymëzuar nga parimet astronomike, ‘Shanghai Planetarium’ përbëhet nga tre forma kryesore: Oculus (një hapje rrethore, veçanërisht në kulmin e një kupole), kupolë e përmbysur dhe sferë.

Çdo vizitë në këtë muze do të ofrojë një përvojë ndryshe, në varësi të kohës së ditës dhe vitit. Pritet të përfundojë në vitin 2019 dhe do të përfshijë një teatër IMAX dhe një qendër kërkimore. Ndërtimi i ‘Shanghai Planetarium’ do të kushtojë 78 milion dollarë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.