Ferma lundruese me panele diellore

Ferma lundruese me panele diellore

68
SHPËRNDAJE

Shumë  vende në të gjithë botën janë të shqetësuar për ndryshimin e klimës dhe disa prej tyre  janë duke marrë masa lidhur me këtë çështje. Një ndër to është edhe prodhimi i energjisë me anë të burimeve të rinovueshme.

Për këtë arsye kompania japoneze  Kyocera ka ndërtuar centrale me panele diellorë në liqene dhe rezervuarë. Në fakt, ata kanë 3 ferma diellore të ndërtuara në ujë, të cilat prodhojnë mesatarisht 1.8 MW. Në përpjekje për të zgjeruar këtë pjesë të industrisë së tyre, ata po ndërmarrin një projekt tjetër në Yamakura Dam.

Kjo do të jetë ferma më e madhe lundruese e ndërtuar me panele diellorë, rreth 6 herë më e madhe. Ajo do të mbulojnë një sipërfaqe totale prej 17.8 hektarë dhe do të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme për 5000 familje, ekuivalente me 16.000 MW orë në vit. Synohet që projekti të përfundojë në fund të vitit 2018 dhe ta çojë më tej rrugën për zhvillimin e kësaj teknologjie.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.