Facebook prezanton kameren tredimensionale Surround 360

Facebook prezanton kameren tredimensionale Surround 360

29
SHPËRNDAJE
“Facebook” dje në koferncën e tij të teknologjisë F8, në San Francisko ka prezantuar kamerën tredimensionale “Surround 360”.

Ajo ka rezolucion 8K, kushton 30,000 dollarë dhe është e përbërë nga 17 kamera 4 megapiksel secila. Kjo kamera e teknologjisë së fundit do të funksionojë si një paisje 3D e realitetit virtual.

Facebook pretendon se kamera mund të punojë për orë të tëra pa u mbinxehur. Rregjistrimi i videove 3D me anë të kësaj kamere nuk është aspak e vështirë, por pjesa inovative e saj është kapja e pamjeve në 3D, duke u dhënë kështu mundësi përdoruesve të përceptojnë thellësinë.

I gjithë ky përparim në industrinë e realitetit virtual, në mënyrë specifike nga Facebook, tregon se sa  shumë Mark Zuckerberg beson se realiteti virtual do të jetë shumë i rëndësishëm në fushën e teknologjisë në të ardhmen.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.