Elon Musk planifikon te dergoje njerez ne Mars ne 2024

Elon Musk planifikon te dergoje njerez ne Mars ne 2024

402
SHPËRNDAJE

Miliarderi Elon Musk gjatë koferencës vjetore “Code” ka thënë se deri në 2025 SpaceX do të jetë në gjendje të dërgojë njerëz në Planetin Mars.

Synim i tij është gjithashtu të dërgojë aty edhe anijen kozmike Dragon Version 2 (e madhe sa një SUV dhe mund të mbajë deri në 7 njerëz) në 2018, por nuk do të ketë njerëz në bord pasi nuk ka një mënyrë sesi mund ta kthejnë atë përsëri.

“Nësë çdo gjë shkon sipas planit ne mund të dërgojmë njerëz në Mars në 2024 dhe të mbërijnë aty në 2025”: tha Musk. Në shtator të këtij viti ai do të prezantojë planin arkitektonik për kolonizimin e Marsit dhe kjo do të kërkojë transportimin e një numri të madh njerëzish dhe paisjesh.

Nëse SpaceX ka në plan të dërgojë njerëz në Mars në 2025, kjo do të thotë se ajo është vite përpara NASA-s, e cila parashikon ta bëjë këtë në 2030.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.