Droni qe nuk njeh pengesa

Droni qe nuk njeh pengesa

105
SHPËRNDAJE

Kompania zviceriane “Flyability” ka krijuar një dron, i cili do të përdoret për tu dërguar në zona që janë të paarritshme ose të rrezikshme  për njeriun.

Droni u jep përgjigje dy sfidave më të mëdha të robotikës fluturuese: 1. menaxhimit të pengesave dhe goditjeve 2. rritjes të sigurisë së përdorimit. I quajtur Elios, ai është i pajisur me algoritme të kontrollit të fluturimit dhe është i vendosur në një sferë mbrojtëse rreth 38 cm, e cila është e ndërtuar nga fibra karboni.

Kur droni përplaset me nje sipërfaqe, brendia mbetet e qëndrueshme (rezistente, e fortë), ndërsa korniza absorbon forcat. Për krijimin e tij “Flyability” është frymëzuar nga mizat e zakonshme, të cilat kanë aftësinë të vazhdojnë të fluturojnë edhe pasi janë goditur apo përplasur me diçka.

Përdorimi i një droni si ky në inspektimin e urave ose operacioneve të kërkim-shpëtimit do të reduktojë në mënyrë drastike shpenzimet. Sistemi i montuar i kamerave është e pajisur edhe me imazhe termike për rastet kur duhen të gjenden njerëz, përndryshe e vështirë të shohësh ambientet. Aktualisht në treg ka drone lodër, që përdorin një  teknologji të ngjashme, por asgjë në nivelin mbresëlënës të dizenjimit të Elios.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.