SHPËRNDAJE

The New York Times

Shtëpia e Bardhë pritet që muajin e ardhshëm të zbulojë se sa luftëtarë dhe joluftëtarë besojnë zyrtarët e qeverisë se janë vrarë nga bombardimet me dronë jashtë zonave të shpallura të luftës. Administrata Obama do ta bëjë këtë në përpjekje për të hequr perden e fshehtësisë të një programi të përfolur anti-terror që është shoqëruar shpesh nga pikëpyetje lidhur me ligjshmërinë dhe moralin e tij. Do të jetë minimumi që mund të bëhet, edhe pse shumë vonë.
10402956_627262010754562_1513545578757435073_nLisa Monaco, asistentja e presidentit për sigurinë e brendshme dhe kundërterrorizmin, tha gjatë një fjalimi këtë muaj dhe një transparencë më e madhe “është gjëja e duhur që duhet bërë” dhe është e domosdoshme në mënyrë që të “ruhet ligjshmëria e aksioneve tona kundër terrorizmit”. Ky është një objektiv i arsyeshëm, por administrata ka patur mbi 7 vjet për t’iu shpjeguar qartë amerikanëve qëllimin dhe problemet ligjore të programit të saj të dronëve dhe operacioneve të tjera vdekjeprurëse kundër terrorizmit, jashtë zonave të luftës në Afganistan, Irak dhe Siri.

Që prej sulmeve të 11 shtatorit, Pentagoni dhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) kanë ndërmarrë qindra bombardime në Pakistan, Somali, Jemen dhe Libi. Një gjë e tillë ka shkaktuar vdekjen e qindra civilëve, sipas Byrosë së Gazetarisë Investigative, e cila ka përpiluar të dhënat më të plota lidhur me operacionet sekrete të kundërterrorizmit amerikan.
10402956_627262010754562_1513545578757435073_n
Një prej qëllimeve të administratës është të shfaqë se ka vrarë më pak civilë me bombardimet me dronë që kur Shtëpia e bardhë vendosi rregulla më shtrënguese për angazhimin në konflikte në vitin 2013. Por nuk pritet që zyrtarët të japin të dhëna të detajuara lidhur me vdekjet nga bombardimet apo zonat gjeografike, çka mund të tregonte se ku janë bërë gabimet më të mëdha. Gjithashtu nuk pritet as që Shtëpia e Bardhë të shfaqë dokumentin e paredaktuar ku përcaktohen rregullat për misionet vdekjeprurëse jashtë zonave të shpallura të luftës të cilat Z. Obama i përshkroi me fjalë të përgjithshme gjatë një fjalimi në maj 2013. Ky dokument, që duhet të bëhet publik, mund të shfaqë detaje lidhur me faktin se si qeveria i përzgjedh objektivat, si i përkufizon luftëtarët dhe si përpiqet të shmangë vrasjet e civilëve të pafajshëm.

Për më tepër, qeveria duhet të publikojë, ose të paktën të japë më tepër informacion lidhur me memot e mëparshme ligjore që besohet se përcaktojnë se çfarë nënkupton ajo me qëllimet dhe limitet e autoritetit të vet për të vrarë njerëz jashtë vendit.

Administrata gjithashtu duhet të ndalë së trajtuari operacionet e dronëve të ndërmarra nga C.I.A si të klasifikuara dhe aq më pak sekrete. Ato vështir se janë ndonjë sekret që nuk duhet ditur dhe nuk ka asnjë arsye për ta mbajtur programin e agjencisë larg shqyrtimit publik.

Edhe pse raporti i pritshëm do të jetë i vonuar, dhe sipas gjasave, jo tejet rrëfyes, Shtëpia e Bardhë shpreson të nxitë administratat e ardhshme që të bëjnë të ditur informacionin lidhur me operacionet e kundërterrorizmit. Një opsion është një urdhër ekzekutiv që do të përcaktonte kërkesat e raportimit; një tjetër që këto raporte të kërkohen me ligj, edhe pse propozimet e mëparshme në Kongres për raportet lidhur me programet e kundërterrorizmit nuk kanë shkuar gjëkundi.

Është e rëndësishme që të bëhet diçka. Shtetet e tjera po ndërtojnë flota me dronë, dhe Amerika ka vendosur një precedent të rrezikshëm. Ajo ka sinjalizuar se lejohet të vriten njerëz nga qielli pa e zbuluar publikisht justifikimin apo çdo dëm tjetër anësor që mund të vijë nga kjo.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.