Dronët po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në jetën e njeriut....

Dronët po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në jetën e njeriut. Së fundmi kompania spanjolle “Embention” ka projektuar një dron, i cili do të përdoret për të luftuar sëmundjet e shkaktuara nga insektet.

69
SHPËRNDAJE

Ai quhet F300 dhe është projektuar për të luftuar në rast katastrofash natyrore. Ajo e ka nisur këtë projekt për ti edhur në ndihmë Etiopisë, ku miza Ce-ce është mjaft e përhapur.

Kjo lloj mize afrikane strehon parazitë vdekjeprurës të quajtur tripanosomiaza, të cilët ajo i transmeton te kafshët dhe njerëzit nëpërmjet kafshimit. Tek njerëzit, ky virus shkakton “sëmundjen e fjetur”, një gjendje potencialisht fatale, e cila sulmon sistemin nervor qendror deri në vdekje. Tek kafshët efekti është gërryerje muskujsh, paraliza dhe në fund vdekje.
Për ta realizuar këtë me sukses këtë projekt droni “F300” kombinon teknologjinë e telekomanduar me një metodë kontrolli biologjik e njohur si teknika e sterelizimit të insekteve (Sterile Insect Technique , SIT).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.