Cfarë nuk duhet të bëni në Instagram

Cfarë nuk duhet të bëni në Instagram

88
SHPËRNDAJE

Instagrami zë tashmë një pjesë të madhe të kohës sonë, por në të vërtetë ka disa gjëra të cilat nuk duhen bërë, sigurisht nëse nuk dëshironi të tregoheni të bezdisshëm dhe qesharakë në sytë e të tjerëve

Instagrami është  i njohur botërisht si një nga rrjetet sociale më të përdorur nga të rinjtë.

Shpejtësia e tij për të ndarë dhe për të modifikuar fotot e bën perfekt për një gjeneratë si e jona, gjithnjë e më egocentrike dhe e fiksuar me dukjen. Pavarësisht kësaj, ka disa sjellje vërtet të bezdisshme të disa përdoruesve në këtë rrjet social.

Ndërrimi i veshjeve shumë herë në ditë- Vetëm nëse jeni Rihanna, sepse nuk ekziston asnjë arsye e vlefshme për të ndryshuar veshjen pesë herë në ditë, apo për të nxjerrë çdo fustan apo kostum me një foto në Instagram!

Fotografimi i çdo pjate që hani- Është më se në rregull që të fotografoni një pjatë të veçantë në dukje artistike, por postimi i një serie fotosh të të gjithë atyre gjërave që hani gjatë ditës, përfshirë edhe mollën apo ndonjë frutë në mes vakt, për të tjerët është acaruese.

Bërja e 15 selfie-ve në ditë- Që selfie-t janë një lloj sëmundje, kjo tashmë dihet, është e qartë, por ju duhet ta luftoni atë të paktën duke mos postuar 15 në ditë, çdonjëra nga një kënd ndryshe.

Postimi i fotove me detaje nga shkolla- Nuk ekziston gjë më patetike dhe më bezdisëse se sa publikimi i notave apo i detyrave në shkollë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.