Britani prezantohet gjenerata e re e makinave autonome

Britani prezantohet gjenerata e re e makinave autonome

88
SHPËRNDAJE

Tani shoferët  do të kenë mundësi të përdorin smartphon-in, laptopin, të lexojnë gazeta ose ndoshta të jenë edhe të dehur në makinën e tyre. Ata nuk do të quhen më shoferë, por “përdorues të automjeteve” dhe nuk do të kenë nevojë për një patentë.

Detajet u bënë të ditura nga një raport prej 190 faqesh i Departamentit të Transportit në Britani, i quajtur “Rruga drejt makinave autonome” pas një shqyrtimi 6 mujor.

 

Gjenerata e re e makinave autonome do të prezantohet sot në një event në Birmingam.  Makina e re quhet “Pod Zero”. Ajo është e aftë të transportojë 8 pasagjerë njëkohësisht në aeroport apo nëpër qytete. Ajo mund të përshkojë 96 km rrugë dhe ka një shpejtësi 24 km/h.

Këto makina janë dizenjuar nga kompania “RDM Group”. Ato janë projektuar për tu përdorur në zonat e këmbësorëve dhe jo në rrugë. Sipas kompanisë ato mund të përdoren për të transportuar studentët brenda një kampusi universitar, turistët në një resort dhe pakun e tij ose të ndihmojë njerëzit në qendra tregëtare.

Makinat “Pod Zero” do të vijnë në disa variantë: 2, 4 dhe 8 vendëshe. Ky projekt do të kushtojë rreth 15 milion paund.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.