Brenda hotelit te pare me 7 yje ne Shangai

Brenda hotelit te pare me 7 yje ne Shangai

68
SHPËRNDAJE

Në muajin qeshor Kina hapi hotelin luksoz me shtatë yje në Shanghai, të quajtur ‘Wanda Reign.’ 

Ai mori 3 vjet për tu ndërtuar dhe kushtoi 516 milion dollarë. Pjesa e jashtme është përzierje e qelqit dhe çelikut, formuar nga firmat britanike të dizajnit Foster + Partners dhe Heatherwck Studio.

Kolonat e mëdha prej mermeri, 10 metër të larta arrijnë deri në tavan. Punime të tjera artistike, të porositura posaçërisht për hotelin, kombinohen me elemente të vjetra të Shanghait për të pasqyruar stilin e qytetit gjatë viteve 1920 dhe ’30.

Mozaikët muralë 3D dhe zbukurimet e tjera janë të gjitha të shoqëruara nga shumë kristale, gurë dekorativë dhe mermer. Një sallë vallëzimi 719 metër katror është zgjëdhja përfundimtare për evente të ndryshme, me një pamje panoramike të Pudong dhe lumit Huangpu.

Hoteli ka  193 dhoma gjumi me një çmim fillestar 430 dollarë një natë. Në katin e 20 ndodhet suita më sipërfaqe 288 metër katror dhe qëndrimi aty vetëm për një natë kushton 18,000 dollarë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.