Bicikleta e së ardhmes!

Bicikleta e së ardhmes!

1347
SHPËRNDAJE

Një biçikletë që vë smartphone-in tuaj në qendër të dizajnit mund të revolucionarizojë çiklizmin. Një koncept i ri për një biçikletë që ju lejon të çaktivizoni të gjithë sistemin kur e parkoni si edhe gjeneron energji ndërsa ju pedaloni është aktualisht duke u zhvilluar.
Bicikleta e quajtur FUCI nuk do ti përmbahet rregullave zyrtare për gara, por do të ofrojë një paraqitje joshëse për të ardhmen e çiklizmit. FUCI është një e-biçikletë e mundësuar nga një bateri litiumi që bën të mundur përshpejtimin e saj. Ajo gjithashtu përdor (fly-wheel), një pajisje që mund të sigurojë energji edhe kur ju nuk jeni duke pedaluar – kjo e fundit shërben për të rritur efikasitetin.

Biçikleta do të jetë në gjendje që të çaktivizohet plotësisht kur ju jeni duke përdorur smartphone-in e montuar si sistem kontrolli qendror. Duke përdorur smartphonin, biçikleta do të arrijë të kuptojë kur është ditë apo natë dhe do të jetë në gjendje për të ndezur automatikisht dritat në përputhje me rrethanat, si edhe të përdorë sensorët e afërsisë si në makinat moderne për ti dhënë çiklistit një paralajmërim kur automjetet e tjera afrohen. Egger tha se një bicikletë FUCI do të shfrytëzojë GPS dhe sugjerime të tjera për rrugë më të shkurtëra. Për momentin bicikleta nuk është në shitje, por ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për potencialin e teknologjisë që ofron si edhe të zgjerojë horizontin e çiklistëve. 

   

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.