Autostradat e se ardhmes do te kene me pak korsi, por do...

Autostradat e se ardhmes do te kene me pak korsi, por do te perfshijne hapesiren per drona

105
SHPËRNDAJE

Një firmë kineze arkitektonike nga Shenzheni ka treguar se si mund të duken autostradat në të ardhmen. Zgjidhja tradicionale për të përmirësuar problemet e trafikut është zgjerimi i i autostradave. Megjithatë, duke shtuar më shumë korsi në rrugë vetëm përkeqëson problemet e transportit.

“Avoid Obvious Architects” në bashkëpunim me  Tetra Architects, Planners dhe BCCI ka propozuar projektimin e një rruge të re, e cila ka për qëllim të përmirësojë problemet e trafikut në një autostradë me 12 korsi duke e zvogëluar atë. Vicky Chan, drejtori i firmës arkitektonike, beson se autostradat në të ardhmen do të kenë më pak makina dhe më shumë drone, kështu që koncepti i të paturit një autostradë me 12 korsi është thjesht e pavend.

Dizajni i propozuar për autostradën përfshin 2 rrugë me 4 korsi, të cilat do të jenë të mbuluara për të kontrolluar ndotjen atmosferike. Gjithashtu ai siguron edhe akses në metrotë e reja dhe në sistemet tranzit. Duke qënë se autostrada do të zvogëlohet, atëherë dizenjuesit e saj mendojnë se kamionët e transportit përbëjnë problem dhe propozojnë zëvendësimin e tyre me dronë. Me siguri ky dizajn futuristik do të ripërcaktojë të gjithë përceptimin tonë për një  autostradë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.