Artisti njujorkez nderton instalacion unik mbi liqenin Iseo ne Itali

Artisti njujorkez nderton instalacion unik mbi liqenin Iseo ne Itali

50
SHPËRNDAJE

Qindra e mijëra njerëz janë mbledhur në Italinë e Veriut për të ecur “mbi ujë.” 

 

Në liqenin Iseo është krijuar një instalacion unik arti i mbështjellë me një pëlhurë të verdhë të ndritshme. Ai u realizua nga artisti njurokez Kristo dhe është bërë një nga eksperiencat më popullore që vendi ka prodhuar ndonjëherë.

Instalacioni është quajtur “The Floating Piers” dhe ka një gjatësi rreth 4.5 km. Sipas gazetës italiane Bresciaoggi ai ka tërhequr deri në 200.000 vizitorë në ditë (shifër e cila është 100 herë më shumë se popullsia e qytetit pritës).

Vetëm në një javë, mbi 620,000 njerëz janë dyndur në liqenin e vogël të Italisë veriore për të parë  rrugën lundruese. Ajo është 16 metër e gjerë dhe e mbuluar nga një pëlhurë 700.000 metër katror. Ideja origjinale e Kristos për “Floating Piers” është e vjetër pothuajse 50 vjet. Në fillim ajo u krijua për deltën e Rio de la Plata, por që nuk u realizua asnjëherë për shkak se nuk mundën të merrnin leje. Më vonë, në vitin 1995, projekti u propozua të realizohej në gjirin e Tokios dhe ishujve të tij artificialë. Por përsëri ky projekt i guximshëm nuk i kaloi pengesat burokratike.

Në fillim u mendua që Floating Piers të qëndrojë hapur 24 orë në ditë. Megjithatë, për shkak të fluksit të madh të njerëzve, instalacioni në disa ditë të javës  duhet të mbyllet nga ora 12:00 deri në orën 6:00 për mirëmbajtje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.