Apple paditet per ngadalesimin e iPhone-ve

Apple paditet per ngadalesimin e iPhone-ve

48
SHPËRNDAJE

Dy padi janë nisur kundër Apple në SHBA, gjigandit të teknologjisë i cili ka ngadalësuar modelet e vjetra të iPhone-ve. Apple ka thënë se e bëri këtë për të “zgjatur jetën” e pajisjeve dhe për të mbrojtur zvogëlimin e fuqisë së baterisë.

 

Paditë janë ngritur në Kaliforni dhe Çikago nga grupet e përdoruesve të iPhone-ve , të cilët pretendojnë se kanë pësuar “dëm ekonomik”. “Dështimi i Apple për të informuar konsumatorët për këto azhurnime, mbi performancën e telefonit është duke u konsideruar i qëllimshëm dhe nëse vërtetohet, përbën vepër të paligjshme në mbajtjen të fshehtë të informacionit ,” tha James Vlahakis, i Grupit Ligjor Sulaiman përfaqësues i paditësit në veprimin juridik të Çikagos. Z. Vlahakis shtoi se sipas tij do të ishte një “shkelje e drejtpërdrejtë” e legjislacionit të lidhur me mashtrim të konsumatorëve në Illinois, Indiana dhe Karolinën e Veriut, ku bazohen ankuesit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.