Apple fiton 1 ton ar nga riciklimi

Apple fiton 1 ton ar nga riciklimi

40
SHPËRNDAJE

Kompania Apple ka bërë të ditur se ka mbledhur pothuajse një ton ar nga riciklimi i produkteve të veta në vitin 2015.

Duke bërë llogarinë me çmimet aktuale, kjo është e barabartë me vlerën e 28 milionë stërlinave.

Shifra është zbuluar në raportin e fundit të lëshuar kompania, e cila detajon rezultatet e përpjekjeve ekologjike të saj, në vitin e fundit financiar.

Përveç arit, Apple ka arritur të mbledhë edhe tre tonë argjend (me vlerë rreth 1.1 milionë stërlina me çmimet aktuale) dhe mbi 1300 ton bakër.

Këto materiale të vlefshme janë mbledhur nëpërmjet skemës së rinovimit, e cila u lejon konsumatorëve të dorëzojnë pajisjet jashtë funksionit, në këmbim të parave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.