Aplikacioni qe permireson gjendjen tone shpirterore

Aplikacioni qe permireson gjendjen tone shpirterore

64
SHPËRNDAJE

Kompania “Pebble” ka krijuar një aplikacion të ri, të cilin e ka quajtur “Happiness.” 

Ai funksionon në cikël një javor, duke nxitur përdoruesit të vlerësojnë humorin dhe nivelin e tyre të energjisë çdo ditë. Aplikacioni gjithashtu mbledh të dhëna me kë jeni, ku keni qënë dhe çfarë aktivitetesh keni bërë.

Më pas në bazë të këtyre të dhënave Pebble harton një raport, i cili vjen në emailin tuaj. Deri tani aplikacioni është provuar tek punonjësit e kompanisë, të cilët pretendonin se ai i ka ndihmuar të bëjnë ndryshime të rëndesishme në jetën e tyre, të tilla si: shoqërimi më shpesh me bashkëpuntorët. Ky aplikacion është në dispozicion për Pebble Core, Pebble 2 dhe Time 2, i cili do të dalë në janar.

Pebble thotë se të dhënat për gjendjen tuaj shpirtërore mbeten private dhe nuk ndahen me ndonjë palë të tretë, edhe pse aplikacioni mund ta analizojë atë në tërësi. Një algoritëm ndihmon në zbulimin e lëvizjeve dhe e dyta numëron hapat.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.