Aplikacioni i ri i Samsung per te mbrojtur syte e femijeve

Aplikacioni i ri i Samsung per te mbrojtur syte e femijeve

51
SHPËRNDAJE

Në ditët e sotme prindërit për ti mbajtur fëmijët të zënë u japin të përdorin smartphon-at ose tabletët.Por, përdorimi i tyre për një kohë të gjatë, pa drejtimin dhe monitorimin e duhur mund të sjellë probleme me shikimin e fëmijëve.

Për të shmangur këtë kompania “Samsung” ka krijuar një aplikacion Android, i cili do të njoftojë fëmijët kur ekrani është shumë afër fytyrës së tyre. I quajtur “Safety Screen” , ai punon duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës për të zbuluar nëse pajisja është shumë afër saj. Nëse është kështu, një animacion i bukur hapet duke njoftuar përdoruesit dhe zhduket kur pajisja largohet në një distancë të sigurt.

Ideja është se aplikacioni do të veprojë si një mënyrë për të mësuar fëmijët se si të mbajnë siç duhet dhe të pozicionojnë një telefon ose tablet, edhe nëse ata janë shumë të interesuar në atë që po ndodh në ekran. Kur fëmijët, apo dikush, kalojnë shumë kohë me një ekran të vogël, ata mund të përjetojnë rrezikun e lodhjes së syve të tyre, si dhe t’iu shkaktohen dëme të qëndrueshme për shikimin e tyre. Sipas krijuesit të aplikacionit, fëmijët janë në rrezik të zhvillimit të sindromës së shikimit ose edhe tendosjes në tru.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.