Aeroplani me i madh ne bote, se shpejti gati per fluturimin e...

Aeroplani me i madh ne bote, se shpejti gati per fluturimin e tij te pare

438
SHPËRNDAJE

Në Kaliforni të SHBA-së është duke ndërtuar aeroplani më i madh në botë, i quajtur “Stratolaunch”. 

Sipas burimeve 76% e tij është e plotë dhe në fillim të vitit të ardhshëm ai do të bëjë fluturimin e tij të parë. Avioni me një hapje të krahëve 117 metër, fillimisht do të dërgojë satelitë që peshojnë deri në 6,124 kg në orbitat mes 180 km dhe 2000 km mbi Tokë.

Kur të përfundojë plotësisht së ndërtuari ky aeroplan do të jetë më i madh se “H-4 Hercules” i Hoëard Hughes dhe “Antonov An0225”, një aeroplan i periudhës sovjetike i ndërtuar për të transportuar anije kozmike. Për dërgimin e anijeve kozmike apo satelitëve ai do të fluturojë deri në 9.14 km lartësi,  duke shmangur kështu shpenzimet e mëdha të karburantit për nisje nga Toka.

Disa të dhëna:

Hapje e krahëve: 117 metër

Motorë: 6 motorë të klasit 747

Gjatësia e trup të avionit: 72 metër

Pesha: 544,311 kg

Shpejtësia maksimale: 850 km/h

Nisja e parë: Fluturimi i parë test në 2016. Dërgimi i mjeteve në hapësirë në vitin 2018.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.