A mund të jetë Facebook një ditë Brainbook?

A mund të jetë Facebook një ditë Brainbook?

85
SHPËRNDAJE

A mund të jetë Facebook një ditë Brainbook? Mark Zuckerberg në një intervistë të fundit për programin australian Q&A, përshkroi një botë përtej realitetit virtual.

Ai parashikoi se njerëzit do ti dërgojnë mendimet dhe eksperiencat njëri-tjetrit po aq lehtë sa ata sot shkruajnë një mesazh apo dërgojnë një e-mail. Megjithatë, sipas neuroshkencëtarëve kjo ide e çuditshme e komunikimit tru në tru është ende e largët dhe një rrugë shumë e gjatë.

Manjati i teknologjisë thotë se një ditë ne do të jemi në gjendje ti dërgojmë menjëherë medimet tona njëri-tjetrit duke përdorur teknologjinë. “Ju thjesht do mendoni për diçka dhe miqtë tuaj do të jenë menjëherë në gjendje ta përjetojnë atë nëse ju dëshironi. Kjo do të jetë teknologjia përfundimtare e komunikimit” : tha ai.

Zuckerberg vazhdoi: “Për këtë, deri tani ne kemi përdorur vetëm mesazhet, tekstin dhe fotot. Më pas videot do të bëhen më të rëndësishme se fotot dhe pas kësaj përvoja e realitetit virtual do të bëhet një normë. Në fund të të gjitha këtyre ne do të kemi fuqinë të ndajmë me njerëzit përvojën tonë ndijore dhe emocionale sa herë të dëshirojmë.”

Ai i referohet një forme të avancuar të komunikimit tru në tru. Truri përcjell informacion midis neuroneve nëpërmjet kombinimit të sinjaleve elektrike dhe kimike, të cilat edhe tani mund ti shohim nëpërmjet pamjeve të rezonancës magnetike, elektroencefalogramës ose elektrodave të implantuara. Zuckerberg beson se telepatia mund të jetë një realitet pas 50 vitesh, por gjithashtu theksoi se Facebook ende nuk është duke punuar për një teknologji të tillë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.