A do te behen realitet aeroportet lundrues?

A do te behen realitet aeroportet lundrues?

47
SHPËRNDAJE

Në mbarë botën, shumë qytete të mëdha e kanë të vështirë të gjejnë hapësirën e mjaftueshme për ndërtimin e aeroporteve.

Prandaj planifikuesit e tyre po mendojnë për ti ndërtuar në brigje ose në mes të detit.  Në vende të ndryshme si në Osaka dhe Hong Kong kanë filluar projekte  për bonifikimin e tokës.I

deja e aeroporteve lundrues nuk është diçka e re apo e padëgjuar më parë. Projekte të tilla janë ndërmarrë edhe pas Luftës së Dytë Botërore, por që zhvillimi i tyre nuk duket se ka shkuar shumë larg. Aktualisht, të tilla projekte në faza të ndryshme planifikimi ka në San Diego, Karaibe dhe Londër.  Projekti i San Diego-s  teorikisht konsiston në ndërtimin e një zgjerimi të aeroportit në brigjet e Point Loma. Ai ka shumë ngjashmëri me konceptin e aeroportit lundrues të hartuar nga Terry Drinkard, një inxhinier amerikan i aeronautikës, i cili ka kryer  kërkime të gjera në këtë fushë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.