80 mln njerez do marrin energji te rinovueshme nga ishulli artificial

80 mln njerez do marrin energji te rinovueshme nga ishulli artificial

63
SHPËRNDAJE

Një ishull i madh, artificial mund të ndërtohet në Detin e Veriut për të furnizuar me energji Evropën deri në vitin 2050, në qoftë se planet miratohen këtë muaj. 


Ishulli 6.5 km katror mund të shërbejë si një fabrikë energjie, e cila do të jetë e rrethuar nga ‘fushat’ e turbinave të erës në det të hapur. Ai do të strehojë një ekip të vogël të personelit të përhershëm dhe do të gjenerojë energji për më shumë se 80 milion njerëz në të gjithë Europën.

Ishulli do të ofrojë energji për gjashtë vende evropiane me anë të kabllove nënujore: Britania, Hollanda, Danimarka, Gjermania, Norvegjia dhe Belgjika. Ai vjen me një pistë zbritjeje, liman, ndërtesa për strehim dhe punëtorë, një liqen artificial dhe madje edhe një park. Sipas raportimeve të “Copenhagen Post” ishulli do të kushtojë pak më shumë se 1.3 miliard dollarë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.