5 trende te teknologjise qe do ndryshojne menyren se si punojme

5 trende te teknologjise qe do ndryshojne menyren se si punojme

92
SHPËRNDAJE

Me zhvilimin e shpejtë të teknologjisë edhe vendi i punës apo zyra ku ju punoni tashmë ka pësuar ndryshime të mëdha.

Me anë të mjeteve moderne ju mund ta bëni punën tuaj pothuaj në çdo paisje, në çdo kohë dhe kudo që ndodheni. Në këtë mënyrë mundësitë për të bashkëpunuar, për të sjellë risi dhe për të qënë sa më shumë produktiv, bëhen më të lehta se kurrë më parë.

Më poshtë po ju sjellim  disa trende të teknologjisë, të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si ne punojmë.

1. Automatizimi drejton ditën 

Nga sistemet e menaxhimit të zyrës te robotët që punojnë në magazina,  automatizimi e ka sjellë shumë shpejt vendin e punës në shekullin e 21. Në fund të fundit, sistemet automatike do të kryejnë punët më të rënda të ditës, duke lënë njerëzit të lirë të eksplorojnë anën e tyre më kreative dhe inovative.

2. Efikasiteti i llogaritshëm operativ

Risitë e fundit teknologjike e kanë bërë shumë të lehtë për bizneset dhe ndërmarjet, që të përcaktojnë humbjet e tyre më të mëdha. Këto sisteme mund të ndryshojë rrënjësisht horizontin industrial,  duke rritur efikasitetin operacional dhe produktivitetin e përgjithshëm të bizneseve.

3. Kultura bashkëpunuese

Kur muret në zyra zhduken dhe dhoma e mbledhjeve transformohet në një dhomë diskutimi dhe relaksi, atëherë do të bëhet më e lehtë për punonjësit të bashkëpunojnë dhe të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Rezultati? Punë në grup më e mirë dhe rendiment i përmirësuar.

4. Vend pune fleksibël

Ashtu si muret e zyrës, nëntë deri në pesë orët e punës gjithashtu janë bërë pjesë e së kaluarës. Çuditërisht një numër i madh i të punësuarve priren të preferojnë organizatat që ofrojnë orar fleksibil të punës.  Zhvillimet teknologjike si “video calling” u kanë dhënë mundësinë punonjësve të zgjedhin orarin e tyre të punës.

5. Përmirësimi i sistemit të sigurisë në vendin e punës 

Në fakt në ditët e sotme nuk ka kompani të mëdha që nuk janë të rrezikuara nga kërcënimet ndaj sigurisë. Megjithatë, lajmi i mirë është se sistemet e sigurisë vazhdojnë të zhvillohen dhe të përmirësohen, duke e bërë shumë të vështirë shkeljen e sigurisë. Në fakt më shumë se 40% e rrjedhjes së informacionit  të raportuara ndodh me ndihmë të brendshme.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.