5 produkte te reja nga Apple qe priten te dalin shpejt ne...

5 produkte te reja nga Apple qe priten te dalin shpejt ne treg

81
SHPËRNDAJE

Shpeshëherë dëgjojmë spekulime edhe absurde për produktet e reja dhe të mundshme të Apple, por me kalimin e kohës disa prej tyre dalin të jenë të vërteta. Në fund Apple i bën zyrtare disa prej këtyre produkteve dhe shërbimeve.

Pikërisht ky proces ka ndodhur kohët e fundit me iPhone SE dhe iPad Pro me 9.7inç, dhe sigurisht se do të shihet sërish me iPhone 7 këtë vjeshtë.

Por në çfarë vërtetë është duke punuar Apple? Mëposhtë është një listë e top 5 produkteve më të përfolura të cilat thuhet se Apple do t’i zbulojë brenda një periudhe jo edhe shumë të gjatë kohore.

Apple Car, një veturë elektrike ose pa shofer

Madje, pretendimet për këtë projekt të ri të Apple, Tim Cook nuk i ka mohuar. Ideja e Apple është që ta bëjë një makinë elektrike, të cilën do ta finalizonte deri në vitin 2019.

Apple TV Streaming

Për vite të tëra është thënë se Apple është duke e bërë shërbimin e vet të TV streaming TV për ta plotësuar Apple TV, dhe thashethemet për këtë u ndezën sërish në në 2015. Raportet e ndryshme kanë thënë se Apple do të debutojë me një paketë më të lirë të kanaleve si Sling TV apo PlayStation Vue, dhe ta shesë atë për më pak se mesatarja e abonimeve ekzistuese kabllore ose satelitore.

Dëgjueset Beats, krejtësisht pa tela

Nëse Apple me të vërtetë do ta heq portin e kufjeve në iPhone, atëherë kompania ka një produkt potencialisht të ëmbël për ta ofruar: dëgjueset e Beats krejtësisht pa tela, të cilat janë të lidhura vetëm me valët e Bluetooth.

iPhone 7 me ekranin në OLED

Ndërsa kompania tashmë përdor ekranet OLED në orat e saj Apple Ëatch, teknologjia thuhet se është duke lëvizur edhe në iPhone në vitin 2017.

Megjithatë, ajo mund të jetë e kufizuar në vetëm modelin iPhone 7s Plus vitin e ardhshëm, në qoftë se del të jetë e vërtetë, Apple mund ta ofrojë një model të ri në ekranin OLED, që shpenzon më pak energji. Raporti i fundit nga Nikkei thotë se Apple ka gjasa që të përdorë një ekran të sheshtë në OLED për modelin e gjeneratës së parë, por që kompania mund të shikojë edhe për opsionet me ekranet e lakuara.

Apple VR

Tim Cook dha një kompliment për pajisjet e realitetit virtual në janar, dhe interneti u hodh egër me spekulime. Disa ditë më vonë, Financial Times ka ofruar një nivel të pohimit: faqja pohoi se Apple ka pasur një ekip të qindra njerëzve që kishin për synim ndërtimin e pajisjes së re prototip të realitetit virtual.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.