5 ndertesat me te larta ne Afrike

5 ndertesat me te larta ne Afrike

153
SHPËRNDAJE

Në këtë artikull do ju tregojmë ndërtesat më të larta të Afrikës, nga të cilat një numër i vogël janë qendra të mëdha financiare dhe tregëtare. Kjo listë rendit strukturat afrikane, të cilat janë të paktën 100 metër të larta.

1. Kulla UAP (163 metër) 

Kulla UAP është një kompleks zyrash me 33 kate, e ndërtuar në vitin 2015 dhe është e vendosur në zemër të rrethit financiar Upper Hill në Nairobi, Kenia. Kjo është struktura më e lartë në Nairobi.

2. Ponte City Apartments (173 metër) 

Kjo strukturë është e vendosur në lagjen Hollbroë të Johanesburgut. Ajo është një ndërtesë cilindrike 54-katëshe, e cila ka një qendër të hapur që lejon të hyjë dritë shtesë në apartamente. E ndërtuar në vitin 1975, ajo është kulla më e lartë e banimit në Afrikë.

3. Kulla Britam (200 metër) 

Kulla Britam nuk ka përfunduar ende megjithatë pritet të përfundojë brenda këtij viti. Puna për ndertimin e saj filloi në Shtator 2013 me një kosto prej 7 miliard Shillings (monedhë) keniane (5.5 milard paund). Kulla Britam do të jetë një ndërtesë 32 katëshe me një sipërfaqe për zyra mbi 31,500 metra katror dhe një parking ku mund të qëndrojnë deri në 1000 automjete.

4. Xhamia Hassan 2 (210 metër)

Xhamia Hassan 2 (ndonjëherë referuar si Grande Mosquée Hassan II) ndodhet në Kazablanka, Marok. Ajo është 210 metra e gjatë dhe është xhamia më e madhe në Marok dhe e trembëdhjeta më e madhe në botë. Xhamia ka një lazer mbi çati e saj që tregon në drejtim të Mekës. Minareja e kësaj xhamie është një nga më të mëdhatë në botë. Ndërtesa është ndërtuar për të nderuar kujtimin e mbretit Mohammed V.

5. Qendra Carlton (223 metër) 

Qendra Carlton ndodhet në Johanesburg, Afrika e Jugut. Ajo ka 50 kate dhe ka qënë ndërtesa më e lartë për zyra në Afrikë që nga viti 1973. Objekti ka 50 kate mbi tokë dhe 23 ashensorë. Ajo ishte projektuar nga një firmë arkitektonike  amerikane (Skidmore, Oëings dhe Merrill) dhe zyrtarisht u hap në 1974.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.