25 miliard dollare per ndertimin e nje tuneli nenujor

25 miliard dollare per ndertimin e nje tuneli nenujor

474
SHPËRNDAJE

Për të shkuar nga porti jugor i Norvegjisë në atë verior ju duhet të udhëtoni rreth 21 orë me makinë. Rruga përgjatë autostradës E39, kalon shtatë fiorde të mrekullueshëm, por edhe të papërshtatshëm, pasi do ju duhet të bëni shtatë udhëtime me traget.

Tani qeveria norvegjeze ka vendosur të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe ti kalojë fiordet me diçka që bota nuk e ka parë më parë: një urë nënujore. Ky projekt infrastrukturor do të kushtojë 25 miliard dollarë  dhe do e shkurtojë udhëtimin në 10.5 orë, duke instaluar kalime të përhershme nëpër fiorde.

Sipas planeve dhe testimeve që janë bërë deri tani struktura do të jetë 1.3 km e thellë dhe 1.005 km e gjerë. Ajo do të përbëhet nga dy kthesa, tuba betoni 1.2 km të gjatë, një për çdo drejtim, me lartësi 20 deri në 30 metër nën sipërfaqe. Projekti pritet të përfundojë në vitin 2035.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.