Teatri “Bylis”ne Fier ne prag te 8 marsit dites nderkombetare te gruas...

Teatri “Bylis”ne Fier ne prag te 8 marsit dites nderkombetare te gruas ka shfaqur mbreme dramen “Kriminelja”

40
SHPËRNDAJE

Teatri “Bylis”ne Fier ne prag te 8 marsit dites nderkombetare te gruas ka shfaqur mbreme dramen “Kriminelja” qe i kushtohet drames se grave te dhunuara. Subjekti i kesaj drame kerkon te percjelle nje mesazh domethenes per te gjithe shoqerine per te frenuar kete fenomen ne rritje dhe te ndergejgjesuar shoqerine te respektojne rolin e gruas dhe nenes ne familje.
Subjekti i kesaj drame eshte marre nga autori gjerman
Feliks Mitherer, veper e cila èshte shkruar nè vitin 1995 nè
Gjermani, por qè i flet shoqèrisè shqiptare sot.Nje veper e denje per situaten e sotme ku numerohen me qindra grate e dhunuara dhe keqtrajtuara nga burrat.

Sipas rregjizorit te kesaj drame Klajdi Marku drama do te shfaqet per publikun ne dt 5 por do te vijoje te shfaqet edhe ne burgjet e femrave ku vuajne denimin qindra gra te cilat kane perjetuar te njejten drame si personazhet e kesaj shfaqje.

Ne opinionet e aktoreve kryesor te kesaj drame , Astrit Hasani , Rudina Nallbani dhe Ana Kuqo subjekti i kesaj drame eshte aktuale edhe pse eshte shkruar nga autor gjerman. Ajo vjen per spektatorin si nje mesazh i forte per ti then stop dhunes ndaj grave.

Subjekti i drames

Ne qendèr tè veprès janè 2 personazhe ; burri dhe gruaja.
Ngjarjet zhvillohen nè burg, ku gruaja po kryen dènimin pasi ka
qëlluar burrin e saj me thike.Per rregjizorin

Burri pasi ka dalè nga spitali shkon tê vizitojè gruan. Biseda zgjat pèr
Rreth 30 minuta nè dhomèn e bisedave. Eshtè nje bisedè teper
interesante ku autori zberthen personazhet dhe spektatori kupton te vertetèn e dramès, pra konfliktin e veprès, njè konflikt
i pèrhershem, por qè nè shoqèrité e pa emancipuara ose nè gjendje
ndryshimi siç èshtè shoqèria jonè me njè pèrmasè tè frikshme. Ne
kètè shoqèri do tè mbizoteroj dhuna, mentaliteti i njè pjese tè
burrave shqiptar, èshtè i tillè qè e shikojnè gruan dhe familjen si
pronê, ku gruaja èshtè e pèrjashtuar nga jeta showèrore duke u
kthyer nè kafshe pune ose skllave. Shpesh herè grate ngren krye nè
forma tè ndryshme, ato rebelohen ndaj keqtrajtimit duke u bèrè
edhe subjekt i ligjit.

S'KA KOMENTE