Zhduket Audi i Saimir Tahirit,reagon ish oficeri policise Fier

Zhduket Audi i Saimir Tahirit,reagon ish oficeri policise Fier

258
SHPËRNDAJE

Lajmi për zhdukjen e Audit të Saimir Tahirit, i cili deri më tani konsiderohej një provë e fortë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe që është pranuar edhe vetë publikisht nga ish-ministri i Brendshëm ka ngjallur reagime të shumta. 

Mes tyre i shokuar për këtë operacion të zhdukjeve të provave nga Tahiri dhe gjithë strukturat shtetërore që e ndihmojnë atë, ka qene dhe denoncuesi i parë i kësaj historie kriminale ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani.

“Populli shqiptar ka një fjalë të urtë që thotë … ‘nuk futet minareja në thes’….!Po keta rilindas mposhtin çdo rekord dhe fusin minarenë me gjithë xhami në thes….!”, shkruan ai në faqen e tij në Facebook i shokuar për faktin se deri ku mund të arrijnë në mbrojtje të Tahirit.

Pasi u shumëpërfol në media se makina tip “Audi A8” me targa AA 003 GB, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ua kishte shitur kushërinjve të tij Habilajve, hetuesit nuk kanë mundur ta gjejnë atë edhe pas shumë kërkimeve.

Targa e makinës mësohet se është çregjistruar nga Drejtoria e Transportit Rrugor dhe nuk rezulton më në qarkullim.Sipas gazetarit Basir Çollaku, makina nuk është zhdukur por është shitur dhe i është ndryshuar targa në AA 900 NG.

Makina me targën më të famshme në Shqipëri dyshohet se është përdorur disa herë për të transportuar drogë nga Shqipëria për në Itali nga Habilajt.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.