Video/Sekuestrohen 75 kg lëndë narkotike 

Video/Sekuestrohen 75 kg lëndë narkotike 

82
SHPËRNDAJE

Vlorë Policia:
Sekuestrohen 75 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, në një automjet !
Në pranga 1 autorë !
Arrestohet në flagrancë shtetasi Kleant Xhaka, 22 vjeç, lindur në Lushnje, banues në Dhërmi.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës ka konstatuar një automjet për të cilin dyshohej se transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Kotë-Drashovicë dhe iu është dhënë urdhër shtetasve (dy) që të ndalonin mjetin, por personat nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë, duke vazhduar kështu lëvizjen në drejtim të fshatit Drashovicë.
Gjatë ndjekjes nga policia, dy shtetasit kanë braktisur mjetin duke u larguar me shpejtësi por Policia ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Kleant Xhaka (në hyrje të pyllit) ndërsa shtetasi tjetër (i identifikuar nga policia) ka mundur të largohet me vrap duke përfituar nga terreni i vështirë.
Nga kontrolli dhe kqyrja që i është bërë automjetit tip “Fuoristradë-Toyota” me targë N856JLY, është gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 75 kg (kilogram) e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte vendosur nëpër thasë sintetikë qese plastike të zeza si dhe një pjesë tjetër e mbështjellë me natriban, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër si dhe të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotikëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.