Video/Sekuestrohen 156 kg drog ne pranga 2 shtetas

Video/Sekuestrohen 156 kg drog ne pranga 2 shtetas

72
SHPËRNDAJE

Shkodër
Vijojnë operacionet anti – drogë
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “GREEN HOUSE”
Sekuestrohen 156 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva
Në pranga 2 shtetas
Nga Sektori për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve në D.V.P – Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin e prodhimit të lëndëve narkotike, në lagjen “Skënderbeg” Shkodër është zhvilluar me sukses operacioni i radhës i koduar “GREEN HOUSE”
Si rezultat i këtij operacioni më datë 27.10.2016 u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve :
* Valentin Gjeloshi, 27 vjeç, banues në Shkodër
* Ermir Gjeloshi, 25 vjeç, banues në Shkodër 
Në vijim të këtij operacioni dhe gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale :
* 156 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.