Ulen pagat ne Rusi

Ulen pagat ne Rusi

54
SHPËRNDAJE

Sipas draftit që Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë i paraqiti qeverisë ulja e pagave do të zgjasë 3 vite dhe synimi është që Produkti i Brendshëm Bruto deri në fund të 2019-s të rritet me 4,5%.

Planifikohet që pagat reale të popullit këtë vit të reduktohen me 2,8%, kurse vitin e ardhshëm të pakësohen me 0,3%. Kurse pensionet këtë vitet parashikohet të bien me 4,8%, ndërsa në vitin 2017 të pësojnë një ulje prej 2%.

Në rast të zbatimit të propozimit në fjalë shkalla e varfërisë në vend për këtë vit parashikohet të shkojë deri në 13,7%, kurse në vitin 2018 do të arrijë nivelin më të lartë 13,9%.

Specialistët janë të mendimit se ky plan më shumë do të jetë i dëmshëm se sa i dobishëm për ekonominë ruse, e cila vazhdon të jetë ende në krizë.

Docent Anton Tabakh nga Dega e Financës në Universitetin e Ri të Ekonomisë në Moskë thekson se zvogëlimi i të ardhurave të popullit nuk është një strategji e drejtë dhe e besueshme.

Ndërsa Oleg Shibanov nga i njëjti universitet nënvizon se në rast të uljes se pagave me qëllim rritjen e investimeve do të dëmtohet konsumi, do të rritet stresi social dhe një strategji e tillë nuk do të krijojë një klimë të favorshme as në aspektin politik.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.