Turqia trajnon policinë shqiptare për antiterroin

Turqia trajnon policinë shqiptare për antiterroin

26
SHPËRNDAJE

Me një ceremoni organizuar sot në ambientet e Akademisë së Sigurisë në Tiranë është bërë shpërndarja e certifikatave për oficerët e terrenit të anti-terrorit në Policinë Shqiptare, që janë trajnuar nga kolegët e tyre të shtetit turk në lidhje me “parandalimin e financimit të terrorizmit”. Pjesë e këtij trajnimi kanë qenë 26 punonjës të Policisë Shqiptare nga drejtoritë e gjithë vendit.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, mbajti një fjalë drejtori i Drejtorisë së Anti-terrorit në Policinë e Shtetit Shqiptar, Gledis Nano, i cili u shpreh se këto trajnime shërbejnë edhe për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Falënderojmë trajnuesit që kaluan një javë me leksionet dhe prezantimet e tyre. Ne do ta shpërblejmë këtë me forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Çështjet e luftës kundër terrorit janë shumë të rëndësishme, kërkojnë një kohë sa më të shkurtër për zgjidhje, kështu që shkëmbimi i informacionit duhet të jetë në kohë reale. Jemi në pritje të trajnimeve të tjera sipas programit të përcaktuar”- u shpreh Nano.

Ceremonia u mbyll me shpërndarjen e certifikatave për trajnimin e 26 oficerëve anti-terror të terrenit, pjesë e Policisë Shqiptare, të cilët shërbejnë në qytete të ndryshme të vendit. Gjatë muajt shkurt Policia Turke ofroi edhe një trajnim për efektivët e Policisë Shqiptare “mbi radikalizmin, i cili i hap rrugë terrorizmit”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.