Turiste nga Europa e SHBA,zgjedhin si destinacion turistik Shqipërinë.

Turiste nga Europa e SHBA,zgjedhin si destinacion turistik Shqipërinë.

138
SHPËRNDAJE

Turistët nga Evropa Lindore dhe SHBA-ja këtë vit kanë zgjedhur si destinacion të
pushimeve të tyre verore Shqipërinë.
Operatorë të Agjencive turistike shprehen se janë të shumtë ata që ndryshe nga vitet e tjera, vendin tonë e kanë parë si mundësi për të kaluar pushimet e tyre verore
Besnik Vathi, operator turistik thotë se këtë vit Shqipërinë kanë filluar ta vizitojnë edhe hungarezë, madje turistë edhe nga Ukraina, të cilët po ndjekin për herë të parë intinerarin e fluturimeve charter.
Ndërsa vendi po kthehet në një destinacion për evropianët, shumë turistë nga vendet aziatike, Amerika, Kanadaja, apo Australia janë duke e parë Shqipërinë si një vend të ri për pushime.
Për të nxitur turizmin, qeveria shqiptare ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit nga vendet e Arabisë Saudite, Katarit, Omanit, Rusisë, Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, për periudhën 15 maj – 1 nëntor 2016. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.