The Sun publikon fotot skandaloze te kriminelëve shqiptarë duke treguar parat

The Sun publikon fotot skandaloze te kriminelëve shqiptarë duke treguar parat

119
SHPËRNDAJE

Kriminelët shqiptarë në Britani të Madhe janë duke e shfaqur pasurinë e tyre në rrjetet sociale dhe duke u mburrur me paratë e tyre kesh, shkruan “The Sun”. Kriminelë të ndryshëm të shtetit të varfër të Ballkanit po mburren duke treguar se janë të lumtur që do të kthehen në shtëpi me fitimet e tyre. Disa madje kanë fotografuar veten pasi kanë arritur në këtë vend, suksesin.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani e ka quajtur fluksin “një kërcënim të madh” për shkak të lidhjeve të drejtpërdrejta të kriminelëve me Amerikën Jugore dhe rrjetet e trafikimit seksual. Ata thanë: “Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një profil me ndikim të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan “The Sun”.

Olsi Behluli, i cili është duke bërë 11 vjet burg  për posedim të heroinës dhe kokainës në vlerë prej 4 milionë funtash, është një prej tyre. Fotografia e “aktorit” 24 vjeç, rrethuar me plotë 250 mijë funta, është zbuluar nga policia.

Luan Plakici, i cili është duke bërë 23 vjet burg për kontrabandimin e 60 grave në prostitucion, është parë të mbajë një pako nën divanin e tij, shkruan “The Sun”.

Ardi Beshiri, u burgos kur në çorapet e tij u gjet kokainë, dhe një grumbull parash iu gjet që e mbante në shpatullën e tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.