Tek kryeministria mbërrin targa ‘AA 003 GB’

Tek kryeministria mbërrin targa ‘AA 003 GB’

127
SHPËRNDAJE

Çështja më e diskutuar dy ditët e fundit është arrestimi i Moisi Habilajt, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.Ky i fundit i kishte shitur makinën e tij ‘Audi’ pikërisht të arrestuarit për trafik të më shumë se 3.5 ton kanabis nga Shqipëria në Itali.

Arrestimi ka kthyer debatin për makinën e Tahirit me të cilën besohet se është trafikuar drogë, në kohën kur Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm.Mbrëmjen e djeshme është protestuar tek kryeministria ku janë shfaqur pikërisht targat e makinës së Tahirit, ‘AA 003 GB’, siç edhe i shikoni më poshtë.

Ka qenë aktivisti i shoqërisë civile Zirkon Disha ai që ka protestuar në mënyrën origjinale para kryeminstrisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.