Të gjitha rrugët kalojnë nga Shqipëria?!

Të gjitha rrugët kalojnë nga Shqipëria?!

36
SHPËRNDAJE

Qeveria shqiptare është duke punuar për të hartuar një strategji të re për transportin 2016–2020, me ndihmën financiare të Komisionit Europian. Një plan ambicioz, që paraqet një transport modern dhe që u përgjigjet sfidave, por që do të dojë disi kohë për të nisur zbatimin në terren.

Vlera e investimeve që kërkohen llogaritet në rreth 1.4 miliardë euro, ku pjesa më e madhe do të duhet të mbulohet nga buxheti i shtetit. Transporti rrugor kërkon pjesën e “luanit”, e ndjekur nga hekurudha. Gjithsesi kjo është një shifër, e cila do të mund të saktësohet vetëm pasi strategjia kombëtare të marrë formën e plotë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.