TANAP/TAP do të krijojë një treg të ri të qëndrueshëm energjetik

TANAP/TAP do të krijojë një treg të ri të qëndrueshëm energjetik

28
SHPËRNDAJE

Ministri i Energjetikes dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) në fjalën që mbajti në ceremoninë e organizuar në Selanik të Greqisë për hedhjen e themeleve të projektit të Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP), i cili do të bartë në Evropë rezervat e gazit natyror të Azerbajxhanit, tha se gazsjellësit Trans-Anadolli (TANAP) dhe Trans-Adriatik (TAP) janë pikënisja e krijimit në rajon të një tregu të ri dhe të qëndrueshëm energjetik.

Për Evropën gazi natyror është një burim i rëndësishëm energjie dhe kështu ka për të mbetur, u shpreh ministri Allbajrak duke shprehur gatishmërinë e Turqisë për të biseduar për çdo lloj transporti të gazit natyror.

Në kuadër të projektit prioritar për BE-në, “Korridori i Jugut”, do të ndërtohen gazsjellësit Trans-Anadolli (TANAP), i cili do të fillojë që nga kufiri i Turqisë me Gjeorgjinë dhe do të vazhdojë deri në kufirin perëndimor të Turqisë, si dhe gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP), i cili do të mbërrijë në Itali duke kaluar poshtë Detit Adriatik.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.