Sulmohen dy vajza nga Fieri,Basha ultimatum policisë ,gjeni autorin

Sulmohen dy vajza nga Fieri,Basha ultimatum policisë ,gjeni autorin

126
SHPËRNDAJE

Dy vajza nga Fieri që morën pjesë në protestën e 18 shkurtit janë sulmuar nga një person i paidentifikuar. Ky lajm është bërë i ditur nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët nga çadra e opozitës, Basha i dha një ultimatum policisë deri në orën 24:00 që të arrestojë autorin që kasulmuar dy 29-vjeçaret nga Fieri ose në të kundërt do të përballen me pasojat. Sipas kreut të demokratëve, autori është emër i njohur për policinë.
“Bandat e lidhura nga pushteti dje sulmuan në Fier dy vajza të reja vetëm sepse ishin në protestën e 18 Shkurtit. Keni afat deri në orën 24:00 për arrestimin e autorit që është publikisht i njohur për ju. Arrestojeni ose merrni parasysh pasojat. Bandat dhe banditët e kurdisur dhe të paguar nga qeveria e krimit që të godasin qytetarët vetëm e vetëm për bindjet e tyre politike. Ky është fundi i republikës së krimit”, u shpreh Basha nga çadra e opozitës.
Kryetari i opozitës vazhdoi me akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se janë pikërisht ata që kanë futur kriminelët në Parlament dhe nuk po arrestojnë trafikantët.
“Falenderoj të gjithë intelektualët që na janë bashkuar në Sheshin e Lirisë në këto ditë të qëndresës për zgjedhje të lira dhe janë angazhuar për fatet e vendit të tyre, për fatet e qytetarëve. Kur Republika e krimit ka ndërtuar mekanizma për të shtypur qytetarët e lirë dhe kur prokuroria dhe gjykatat nuk dënojnë dot autorët do të thotë se kemi një tirani të krimit. Kam një thirrje për policinë e Fierit të arrestojë autorin që është i njohur nga ju, ose merrni përsipër pasojat e mosveprimit.
Ka njeri që beson se Edi Rama Njeriu që solli në parlament Arben Ndokën, që solli në Parlament Armando prengën që solli në parlament Mark Frrokun do vetingun? A ka njeri që beson se Erion Veliaj që drekon e darkon çdo dy netë me prokurorët për të mbyllur dosjen e Ardit Gjoklajt do vetingun? Vetingu do të kalojë një ditë pas rrëzimit të qeverisë së vjetër, qeverisë së bandave dhe krijimit të një qeverie teknike e të ndershme. A ka njeri që beson se ai që bëri kryetar bashkie përdhunues, dhe vuri drejtor transporti Eskobarin e Balkanit do prokurorë dhe gjykatës të ndershëm”, theksoi Lulzim Basha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.