Suedia mbështet projektin e burimeve ujore

Suedia mbështet projektin e burimeve ujore

44
SHPËRNDAJE

Qeveria ka miratur në mbledhjen e fundit marrëveshjen e grantit suedez nr.TF014255, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), që vepron si administrator i fondeve grant të siguruara nga Suedia, e përfaqësuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtare (SIDA), për bashkëfinancimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes.

Objektivat e këtij projekti janë vendosja e një kornize strategjike për të manaxhuar burimet ujore në nivel kombëtar dhe në bazenet e lumit Drin,i Buna dhe Seman dhe përmirësimi në mënyrë të qëndrueshme i performancës së sistemeve të ujitjes në zonën e projektit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.