Shqipëria ne vend te pare,per numrin e personave me te kërkuar në...

Shqipëria ne vend te pare,per numrin e personave me te kërkuar në Europë.

113
SHPËRNDAJE

Shqipëria është vendi me numrin më të madh të personave të shpallur në kërkim në Europë nga autoritetet policore.

Duke analizuar të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Policisë kriminale Interpol ku aktualisht aderojnë 192 shtete vërtetohet se Policia Shqiptare ka shpallur në kërkim ndërkombëtar rreth 160 persona. Shumica e tyre janë akuzuar për vrasje, tentativë vrasje, organizim kriminal, armëmbajtje pa leje, trafik e prodhim droge, shfrytëzim prostitucioni, abuzim detyre, mashtrim në forma të ndryshme, dhunë në familje etj.

Në vendet e rajonit të Ballkanit, Shqipëria shënon numrin më të madh të personave në kërkim ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të Interpolit, Mali i Zi ka shpallur në kërkim 8 persona. Bosnja 114 persona në kërkim, Kroacia 1 person në kërkim ndërkombëtar, Greqia vetëm 1 person në kërkim, Maqedonia 0 persona në kërkim, Serbia 0 persona në kërkim, Sllovenia 7 persona në kërkim, Bullgaria 76 persona në kërkim e Turqia sipas Interpolit ka 0 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Italia një shtet problematik për sa i përket nivelit të krimit e organizimeve mafioze, në bashkëpunim me Interpolin ka shpallur në kërkim 14 persona. Duke mos harruar se numri i përgjithshëm i popullsisë italiane kapërcen 60 milionë banorë.

Autoritetet e Policisë Federale Gjermane në bashkëpunim me Interpolin, kanë shpallur në kërkim 5 persona. Në Francë janë në kërkim ndërkombëtar 14 persona, në Spanjë 3 persona e në Rumani janë rreth 100 perona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli e për llogari të autoriteteve vendase. Në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare renditen dhe emra të njohur të kronikës së zezë e lidhur jo pak me politikën shqiptare.

I tillë është Dritan Zagani i shpallur në kërkim ndërkombëtar për arratisje nga vendi i paraburgimit, Izet Haxhia i akuzuar për vrasje në rrethana të veçanta, Hamdi Haklaj i akuzuar për vrasje.

Në dokumentacionin e Interpolit shfaqen fotografi të Hamdi Haklaj në ndryshime gjatë vitesh që vërteton se sinjalizimet për vendodhjen e tij nuk mungojnë. Në listën e Interpolit për Shqipërinë nuk mungojë dhe persona në kërkim të seksit femër siç është Zylfije Haklaj, anëtare e familjes së shumëpërfolur Haklaj e akuzuar për vrasje. Cetina Zajmi e akuzuar për mashtrim e Aurela Doksani e akuzuar për trafik droge. Rreziku nga radikalizmi islamik e propaganda e Shtetit Islamik ISIS ka qenë gjatë viteve të fundit një nga problematikat e aktualitetit shqiptar si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Në listën e Interpolit autoritetet shqiptare kanë shpallur në kërkim për rekrutim personash në organizim terrorist e nxitje të ndasisë fetare e racore dhe dy persona.

Ata janë Shyqyri Kaca e Mehdi Mallari. Në listën e Interpolit për Shqipërinë nuk mungojnë dhe shtetasit me kombësi të huaj si maqedonasi Poo Gonov Vasko i akuzuar për mashtrim e Ling Chian Kee i akuzuar për mashtrim kompjuterik./Ora/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.