Shqipëria hap Zyrën e Mobilizimit të Forcave Rezerviste

Shqipëria hap Zyrën e Mobilizimit të Forcave Rezerviste

44
SHPËRNDAJE

Forcat e Armatosura Shqiptare kanë zhvilluar të martën një ceremoni në qytetin e Vlorës për ngritjen e Zyrës së Mobilizimit të Forcave Rezerviste për situata te jashtëzakonshme, bëhet e ditur në një njoftim për mediat nga Ministria e Mbrojtjes.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, Shefi i shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë të lartë dhe ish-ushtarakë.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në fjalën e saj është shprehur se rezervistët duhet të jenë më aktivë sa herë që shoqëria ka nevojë për ta. Ku më mirë se sa në momentet e vështira që janë emergjencat civile, ju mund të jeni prezentë dhe të mobilizoni edhe të tjerët që ju përfaqësoni”. Ministrja e Mbrojtjes ka theksuar se për shkak të ekspozimit të Shqipërisë ndaj fenomeneve natyrore si vend mesdhetar, por dhe për shkak të dëmeve që i kemi bërë natyrës ndër vite, situatat e jashtëzakonshme janë evidente dhe se ndihmesa juaj është e vyer”.

Po ashtu, Kodheli tha se ,“ne do ta zgjerojmë mundësinë e asistencës së FA edhe nëpërmjet jush në të tilla situata, ashtu siç besoj që forcat rezerviste, forcat e të gjithë atyre që ju përfaqësoni si ish–ushtarakë, do të jenë në pararojë të vullnetarëve, një frymë kjo që duhet ta përçojë shoqërinë shqiptare shpesh herë e harruar sa herë që shoqëria, sa herë që shqiptarët ta kenë këtë nevojë”,

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.