Shpërthim në një kompani petrokimike

Shpërthim në një kompani petrokimike

47
SHPËRNDAJE

Të paktën tre persona e humbën jetën dhe më shumë se njëqind janë plagosur në shpërthimin që ndodhi të mërkurën në uzinën petrokimike në kompaninë shtetërore të naftës Pemex në Meksikë.

“Të gjithë 105 të plagosurit, duke përfshirë edhe 58 të punësuarit në Pemex janë në spital”, tha Javier Duarte, guvernator në Veracruz.

“Shpërthimi u ndje në një distancë prej dhjetë kilometrash, për çka janë evakuuar rreth 2.000 banorë të vendbanimeve fqinje. Procesi mësimor u pezullua në gjashtë komuna për shkak të rrezikut të përhapjes së kimikateve nga ajri”, tha ai.

Fabrika Coatzacoalcos, në bregdetin jugor të Gjirit të Meksikës, kryesisht prodhon sodë kaustike, një bazë të lartë kimike korrozive që përdoret nga shumë industri, dhe klorid vinyl, një kimikat i rrezikshëm që përdoret në prodhimin e PVC-së.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.